Please enter at least 3 characters.

Kapet duke vozitur me shpejtësi 170 km/orë në qytet, afër vendkalimit të këmbësorëve në një qytet britanik

2020/10/108mph_driver_DN01.jpg
895:"SHOCKING video shows “one of the worst cases of driving police have seen” as a motorist is caught speeding at 108mph down the wrong side of the road. Aaron Lee, 27, “put countless lives in danger” as he hurtled down the 30mph road in Sunderland, Tyne and Wear on 23 August last year. The Northumbria force released dashcam footage of the “appalling” incident on social media yesterday [THU] which shows Lee tearing down the road in a black Mercedes. Lee, of Merle Terrace, Sunderland, appeared before magistrates on Tuesday [29 Sep] at South Tyneside where he pleaded guilty to dangerous driving. The reckless motorist was caught after police analysed the video frame by frame to work out his speed. As the video begins, the dashcam car is seen driving along the residential street. Suddenly, Lee appears on the car’s right hand side, speeding on the wrong side of the road.
45:"Copyright Unknown/Northumbria Police Facebook

Një shofer i pamatur britanik u kap duke vozitur 160 km / orë në një rrugë në Sunderland, ku kufiri është rreth 50 km / orë.

Aaron Lee, 27-vjeçar në një Mercedes të zi u regjistrua nga një aparat fotografik nga pjesa tjetër e rrugës, transmeton Telegrafi.

Videoja e frikshme tregon Mercedesin "duke fluturuar" në drejtim të kundërt dhe në një moment duke kaluar përgjatë një pjese të ngushtë të rrugës, pranë vendkalimit për këmbësor.

Policia lokale u trondit gjithashtu nga video, dhe Allen Brown, i cili filmoi pamjet, deklaroi se ishte "një nga shkeljet më të këqija të trafikut" që ai ka parë në karrierën e tij.

"Gjatë viteve, unë jam përballur me qindra raste të shoferëve të rrezikshëm dhe kjo është gjëja më e keqe që kam parë, sepse ai lëvizte me shpejtësi 170 km / orë, në një zonë ku kufiri është 50 km / orë", tha Brown.

Ai shton se është një rrugë e ngarkuar afër spitalit, me shtëpi në të dy anët e rrugës, gjë që e bën edhe më të pamatur sjelljen e këtij shoferi.

Brown shpjegon se autoritetet duhej të përcaktonin shpejtësinë minimale me të cilën lëvizte Mercedes në bazë të videos, në mënyrë që të kishte një dënim në gjykatë.

Epilogu është se shoferi i pamatur pranoi fajin në gjykatë në fillim të këtij muaji për ngasje të rrezikshme dhe ai do të dënohet më 23 tetor. /Telegrafi/