Please enter at least 3 characters.

Kapen mallra nga Serbia në stacionin e autobusëve në Prishtinë

2019/07/66133788_2778051745560232_1135944160310722560_n-e1562328827678.jpg

Pas një pune operative njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

"Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar - Prishtinë te një kompanie. Pas kontrollit detal te bagazhit dhe ne pjese te ndryshme te autobusit është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia.

Malli i sekuestruar është si me poshtë:

Tekstil origjina Serbi

Material higjenik origjina Serbi

Nargile origjina Turqi ", thuhet në njoftimin për media.

I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundërvajtësve. /Telegrafi/