Please enter at least 3 characters.

Kaos në veri të Italisë (Video)

2016/01/f.0530102908679_m.gif

Shtypi italian sjell pamje dramatike nga një helikopter i policisë që tregon se si disa fabrika dhe ndërtesa janë rrafshuar për tokë.

Siç raportuan sot mediat italiane, “Corriere della Sera” dhe RAI, janë 16 të vdekur dhe mbi 350 të lënduar. Një punëtor konsiderohet i zhdukur. Është vlerësuar se rreth 14 mijë njerëz kanë mbetur të pastrehë. Toka në Italinë veriore ende dridhet, por për fat të mirë tërmetet e mbrëmshme ishin rreth 3 shkallë të Rihterit. Ishin 50 tërmete të tilla, ndërsa më i forti në shkallën 3.8.

Tërmeti shkatërrimtar ishte prej 5.8 shkallë të Rihterit, ndërsa epiqendrën e kishte mes vendeve Carpi, Medolla dhe Mirandola, në Medona të verilindjes së Italisë. Edhe tri tërmete tjera e godasin këtë rajon gjatë dy orëve të ardhshme, ndërsa toka dridhej çdo dhjetë minuta.

Më së shumti e kanë pësuar San Felice sul Panaro dhe Mirandola. Dridhja dëgjohet që nga Bolzano e deri te kufiri me Austrinë, deri te Milano dhe Toscana. Në Bologna ndërpritet transporti hekurudhor. 

"Gjithçka ndodhi në mënyrë të shpejtë, për shtatë ose tetë sekonda. Nuk e mbaj mend saktë se çfarë ka ndodhur. Gjithçka papritmas rrënohet. Tërmeti ishte shumë i fuqishëm”, u thotë gazetarëve një punëtor në Modena, ku janë vrarë tre kolegë të tij. "Nuk kam më lot në sy. Më kanë goditur rëndë gjithë kjo”.

"Gjithçka u shemb. Këtu është një kaos. Ndërtesat janë zhdukur”, ka thënë njëri nga zjarrfikësit lokal. 

"Pas tërmetit të 20 majit, tek të dielën u kthyem në shtëpi, dhe pas natës së parë prapë na goditi tërmeti dhe mbetëm pa asgjë”, thotë një familjare që tash jeton në shatorr.

E hëna do të jetë ditë zie në tërë vendin. /Telegrafi/