Kancelarja e 'akullt' përpara vajzës që qan: Do deportohesh! (Video)
16/07/2015
Në Tiranë u pa qartë kjo, kur foli për problemet e Shqipërisë.
Por gjatë një aktiviteti në Gjermani, kancelarja Merkel u përball me një vajzë që po qante dhe i bëri gjërat akoma më keq.
Vajza palestineze, e quajtur Reem, është përpara deportimit me familjen e saj, transmeton Mapo.al.
Ajo thotë se e kanë shumë të vështirë të kthehen në Liban, pasi kanë kaluar katër vite në Gjermani.
Por Merkel është e prerë: Nuk kam çfarë bëj!
Vajza shpërthen në lot.
Kancelarja i afrohet dhe e kap për faqe, duke i sqaruar sërish se Libani nuk është në luftë.
Pastaj moderatori i aktivitetit ndryshon temë.


