Please enter at least 3 characters.

Kampioni triumfon në fushën e Clippers, Spurs dhe 76ers marrin fitoret e dyta

2019/04/GettyImages-1143635408.jpg
488:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - APRIL 18: Klay Thompson #11 of the Golden State Warriors scores on a layup past Wilson Chandler #22 of the LA Clippers during Game Two of Round One of the 2019 NBA Playoffs at Staples Center on April 18, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Harry How/Getty Images) NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement.
12:"Getty Images

Golden State Warriors ka marrë edhe fitoren e dytë në përballje me Los Angeles Clippers.

Pas pësuan humbje befasuese në Oracle Arena ditë më parë, tani kampioni në fuqi ka triumfuar në Staples Center 105:132.

Kevin Durant ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim me 38 pikë, shtatë asistime e katër kërcime.

Ndërkohë me lojë të mirë u dallua edhe Steph Curry që realizoi 21 pikë, ndërsa Andre Iguodala kontribuoi me 15 të tjera.

Ivica Zubac me 18 pikë dhe Lou Williams me 16 të tjera ishin më efikasit te Clippers, por që nuk mjaftuan për fitore.

Fitore para adhuruesve të vet ka shënuar edhe San Antonio Spurs përballë Denver Nuggets 118:108 për të kaluar në epërsi 2-1.

Derrick White me 36 pikë, pesë kërcime e pesë asistime ishte më i miri në këtë sfidë, ndërsa DeMare de Rozan me 25 të tjera pati paraqitje të mirë.

Në epërsi 2-1 ka kaluar edhe Philadelphia 76ers që ka triumfuar në fushën e Brooklyn Nets 131:115.

Ben Simons me 31 pikë, Harris me 29 pikë e 16 kërcime si dhe JJ Redick me 26 pikë ishin më meritorët për fitoren e 76ers. /Telegrafi/Rezultatet:

Brooklyn Nets – Philadelphia 76ers 115:131 (1-2)
San Antonio Spurs – Denver Nuggets 118:108 (2-1)
LA Clippers – Golden State Warriors 105:132 (1-2)