Please enter at least 3 characters.

Kampioni luan në udhëtim tek Sociedad, formacionet zyrtare

2018/09/Luis-Suarez-1.jpg
283:"BARCELONA, SPAIN - SEPTEMBER 02: Luis Suarez (C) of FC Barcelona celebrates with his team mates after scoring his team's third goal during the La Liga match between FC Barcelona and SD Huesca at Camp Nou on September 2, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona do të luaj në udhëtim tek Real Sociedad në javën e katërt të La Ligas.

Katalunasit kanë marrë maksimumin e pikëve në tri ndeshjet e para duke shënuar 12 gola dhe duke pranuar vetëm dy.

Në anën tjetër Real Sociedad e nisi kampionatin me një fitore, por pastaj barazoi ndaj Leganes dhe humbi nga Eibar.

Për vendasit në këtë takim nuk do të paraqitet mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj për shkak të lëndimit.

Ndërkohë te Barcelona nuk ka mungesa dhe trajneri Ernesto Valverde ka pasur të gjithë grupin në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

https://twitter.com/RealSociedad/status/1040948486596972546

Real Sociedad: Rulli, Zaldua, Illarramendi, Zubeldia, Moreno, Juanmi, Oyarzabal, Pardo, Aritz, Zurutuza, Theo.

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pique, Umtiti, Alba, Roberto, Rafinha, Rakitic, Messi, Suarez, Dembele. /Telegrafi/