Please enter at least 3 characters.

Kaltrina hedh poshtë spekulimet për ndarje

2016/01/f.0113182737264_m.jpg

Këngëtarja është duke përgatitur videoklipin e këngës “Nuk ta fal”, të realizuar nga Florent Boshnjaku dhe me tekst të Ilir Beranit që përmban një tematikë dashurie me një tekst mjaft prekës, ndërsa shumëkush e ka lidhur atë me jetën intime të saj.

“‘Nuk ta fal’ është një tekst i punuar nga Iliri dhe nuk ka të bëjë asgjë me jetën time private. Unë vazhdoj të jem e lumtur me Dritonin dhe këto që thuhen për jetën time private mund të jenë vetëm shpifje pa asnjë të vërtetë. Unë vazhdoj të jem bashkë me Dritonin, edhe pse ai jeton në Londër ndërsa unë në Kosovë, dashuria jonë funksionon dhe vazhdon të jetë shumë e fortë. I hedh poshtë të gjitha thashethemet që bëhen për jetën time private”, ka deklaruar këngëtarja për Zëri.

Për më shumë, ajo ka paralajmëruar se pasi të rregullojë dokumentacionin e nevojshëm, do të niset për në Londër ku do të jetojë me partnerin e saj, me të cilin është e martuar.

“Plani primar janë rregullimi i dokumentacionit dhe shkuarja ime në Londër, por një gjë që dua t’ua them adhuruesve është se unë asnjëherë nuk do të ndahem nga kënga. Do të mundohem që gjithnjë për adhuruesit e mi të sjell këngë e videoklipe të mira. Publiku është ai që më ka bërë të jem kështu siç jam sot, pa juve nuk do të arrija deri këtu, andaj i falënderoj të gjithë adhuruesit e mi kudo që janë”, ka shtuar Kaltrina. /Telegrafi/