Kallëzim penal ndaj personit që kërcënoi gazetarin Bajqinovci
28/07/2014
I dyshuari, siç bën me dije Policia e Kosovës për KTV-në, më 3 korrik është intervistuar nga Policia e Kosovës në prezencë të avokatit të tij.
“Mirëpo, kjo është faza fillestare e hetimeve, ndërsa ky klasifikim i masës së ngritur ndaj tij mund të ndryshojë varësisht nga hetimet”, ka thënë Agron Borovci për KTV.
Ndryshe, gazetari i Kohavisionit, Mefail Bajçinovci, është kërcënuar me jetë përmes telefonit më datën 2 të këtij muaji. Sipas burimeve policore, thirrja ka ardhur nga Burgu i Dubravës, Pavioni V. /Koha.net/


