Kaka: Dua të largohem
31 vjeçari ishte në listën e realizatorëve të Realit në ndeshjen ndaj Deportivo La Corunas dhe menjëherë pas sfidës ai ka pranuar se kërkon që të largohet para të hënës.
“Unë dua të largohem”.
“Mendoj se tani është momenti i duhur për mua dhe klubin që të largohem me pajtim të përbashkët. Unë kam biseduar me Ancelottin dhe klubin, ata të gjithë e dinë këtë”.
“Gjërat janë të vështira tani për mua në ekip dhe klubi e di se çfarë dua unë. Është obligimi im që të vazhdoj të stërvis, por babai im po punon që të shohë opsionet”.
“Mendoj se gjëja më e mirë është kjo për mua dhe klubin”.
“Ne mund të shrpesojmë që të gjejmë një zgjidhje për këtë deri të hënën. Synimi im është të luaj në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Kaka.
Kaka ka dështuar të tregohet që prej transferimit 65 milionë eurosh nga Milani në vitin 2009.
Është pikërisht klubi Rossoner që konsiderohet në pole pozicion për shërbimet e legjendës së Milanit, por është klubi nga San Siro ai që mund të hezitojë për shkak të normave të larta financiare në këtë oepracion. /Telegrafi/


