Please enter at least 3 characters.

Kadri Veseli punëson 4 persona me nevoja të veçanta në Kuvend

2016/05/veseli-620x4101.jpg

Katër persona me nevoja të veçanta zyrtarisht sot kanë filluar punën në administratën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesia e Kuvendit, në mbështetje të nenit 12, të ligjit për aftësimin riaftësimin dhe punësimin e personave me nevoja të kufizuara, në mbledhjen e mbajtur me 11 maj ka marrë vendimin për rekrutimin e këtyre personave në administratën e Kuvendit.

Në raportin e siguruar nga Gazeta Fjala thuhet se administrate e Kuvendit, ngarkohet me vendimin të cilin e ka nënshkruar Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për punësimin e këtyre personave.