Kaçamak me kërpudha: Përgatitet për 20 minuta, është shumë i shëndetshëm dhe shumë i shijshëm!
Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë...
Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë!
Përbërësit:- 500 g kërpudha;- 3 thelpinj hudhre;- 50 g ullinj të gjelbër;- 100 ml verë të kuqe;- kripë, sipas shijes;- piper, sipas shijes;- ½ lugë e vogël rigon;- 400 ml qumësht;- 300 ml supë perimesh;- 200 g miell për kaçamak;- 100 g kaçkavall të grirë në rende.
Vloni qumështin dhe supën, shtoni miellin e kaçamakut dhe duke e përzier vazhdimisht zieni katër minuta, hiqeni nga shporeti dhe pastaj qitjani sipër kaçkavallin e grirë në rende.
Në vaj fërgoni kërpudhat, shtoni hudhrën, kur hudhra të krijojë aromë, qitjani verën e kuqe dhe ullinjtë dhe vlojeni dhjetë minuta.
Nga fundi shtoni erëzat dhe përzieni mirë. Qiteni kaçamakun në pjatë dhe qitni sipër salcën e kërpudhave.
Ju bëftë mirë! - transmeton Telegrafi.


