Please enter at least 3 characters.

Juventusit beson që një ndeshje e Serie A duhet të zhvillohet jashtë vendit që kampionati të bëhet më i famshëm

2018/11/Juventus.jpg
267:"TURIN, ITALY - AUGUST 25: Miralem Pjanic #5 of Juventus celebrates with his team-mates after scoring the opening goal during the Serie A match between Juventus and SS Lazio at Allianz Stadium on August 25, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Zyrtari kryesor i të ardhurave te Juventusi, Giorgio Ricci, ka thënë se Serie A duhet të ndjekë La Ligën, duke e luajtur një nga ndeshjet e saj jashtë vendit për të sjell më shumë tifozë.   

La Liga ka menduar që ndeshjen mes Barcelonës dhe Gironas ta zhvillojë në Miami më 26 janar, por kjo kishte ngjallur reagime.

Megjithatë, Juventusi beson që Serie A duhet ta miratojë një qasje të ngjashme.

Juventus (Foto: Getty Images)

"Për ta bërë kampionatin më global është me të vërtetë e rëndësishme".

"Eksportimi i njërës prej 38 ndeshjeve është një opsion i mirë. Nëse shikojmë disa liga të tjera më të zhvilluara në aspektin e strategjisë komerciale; NBA dhe NFL, ata janë duke eksportuar një ose dy nga ndeshjet e tyre jashtë vendit, në Britani të Madhe apo në vende të tjera në Evropë”.

"Unë mendoj se kjo është një strategji e mirë. Kjo është një mënyrë për të eksportuar diçka që nuk është një ekspozitë”.

Zyrtari kryesor i të ardhurave Ricci gjithashtu shpjegoi se sa i rëndësishëm është transferimi i Juventusit nga Cristiano Ronaldo për 100 milionë euro.

"I gjithë operacioni i Ronaldos përfaqësonte aktivitetin e parë që ndahej nga faza e parë e operacionit, nevojat sportive dhe nevojat e biznesit të klubit”.

"Është unike në futboll, sepse kombinon një plan zhvillimi dhe një kthim në plan, si në dhe jashtë fushës", deklaroi ai. /Telegrafi/