Juventusi u rikthehet fitoreve, mposht me lehtësi Bolognan
02/10/2022
Juventusi ka fituar 3-0 naj Bolognas në kuadër të javës së tetë në Serie A.
Pas 24 minutash lojë, Zonja e Vjetër kaloi në epërsi me golin e Filip Kostic, me Dusan Vlahovic që ishte asistuesi.
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Ishte Vlahovic që pranoi një asistim nga Weston McKennie, për të dyfishuar rezultatin për Juventusin.
Më pas radha për gol i erdhi edhe Arkadiusz Milikit (62’), që u asistua prej Juan Cuadrardo, për të vulosur fitoren 3-0.
Pas javës së tetë, Juventusi gjendet në vendin e shtatë me 13 pikë, ndërsa në xhiron e nëntë do të kenë punë me Milanin. /Telegrafi/
Standings provided by SofaScore


