Please enter at least 3 characters.

Juventusi rivalizon Interin për Lukakun

2019/07/Lukaku-Chiellini.jpg
320:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 23: Romelu Lukaku of Manchester United is challenged by Giorgio Chiellini of Juventus during the Group H match of the UEFA Champions League between Manchester United and Juventus at Old Trafford on October 23, 2018 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ka hyrë në betejën ndaj rivalëve të urryer nga Serie A, Interit, për sulmuesin e Manchester Unitedit, Romelu Lukaku .

Interi konsiderohet si favorit për transferimin e sulmuesit belg, ndërsa edhe Napolit thuhet të ketë bërë kontakte me lojtarin.

Megjithatë, sipas mediumit Sky Sport Italia, Juventusi i është afruar Unitedit për të pyetur rreth çmimit të Lukakut.

Juventusi dëshiron të përfitojnë nga negociatat e stërzgjatura të Interit dhe të rrëmbej yllin belg.

Interi ka nevojë për të mbledhur fonde, me gjasë duke shitur Mauro Icardin, përpara se ata të mund të bëjnë ofertën e tyre për Lukaku.

Oferta aktuale e Interit është huazim dyvjeçar për 10 milionë euro  me mundësi blerje përfundimtar për 60 milionë euro tjera. /Telegrafi/