Juventusi nuk pret deri në verë për Ramseyn, e ofron Benatian në shkëmbim të uellsianit
273:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 01: Aaron Ramsey of Arsenal celebrates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Arsenal FC and Fulham FC at Emirates Stadium on January 1, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Aaron Ramsey. (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)
Medhi Benatia. (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
06/01/2019
Aaron Ramsey ka paralajmëruar largimin nga Arsenali në fund të stinorit.
Mesfushori uellsian do të largohet si futbollist i lirë pasi është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës.
Mediat e ndryshme në Itali dhe Angli kanë raportuar se ai ka një marrëveshje me gjigantin italian Juventus.
Por kampioni në fuqi i Italisë nuk po dëshiron të presë deri në verë për të nënshkruar me Ramseyn.
Siç ka shkruar e përditshmja italiane ‘La Stampa’, Juventus ka dalë me një propozim për Arsenalin.
Zonja e Vjetër është gati ta dërgojë në Londër mbrojtësin Medhi Benatia për të marrë qysh në janar Ramseyn.
Arsenal është duke e menduar këtë ofertë, pasi kanë nevojë për një mbrojtës me përvojë siç është Benatia. /Telegrafi/


