Juventus – Brescia, formacionet zyrtare – Mungon Ronaldo
Juventusi dhe Brescia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshje e radhës në Serie A.
Zonja e Vjetër është nikoqire e Brescias në takimin e vlefshëm për javën e 24-të në Serie A.
Ekipi i Maurizio Sarrit vjen nga një formë e dobët me dy humbje nga tri ndeshjet e fundit dhe pret t’i kthehet fitores për ta rikthyer pozitën e parë.
Në anën tjetër, mysafirët kanë shumë ndeshje pa fitore dhe do të ishin shumë të lumtur nëse do arrinin së paku një barazim nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mirë të mundshme.
Te Juventusi është lënë pushim ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo.
Juventus: Szczesny; Danilo, Rugani, Bonucci, Alex Sandro; Ramsey, Bentancur, Rabiot; Cuadrado, Higuain, DybalaBrescia: Alfonso; Sabelli, Mateju, Chancellor, Martella; Bisoli, Dessena, Bjarnason; Zmrhal; Aye, Balotelli/Telegrafi/


