Please enter at least 3 characters.

Juventus 3-1 Milan, notat e lojtarëve

2018/03/juve-milan-1.jpg

Juventusi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 3-1 në derbin e javës së 30-të në Serie A duke thelluar epërsinë ndaj Napolit në vendin e dytë.  

Zonja e Vjetër është treguar e fortë për Rossonerët që kishin dhjetë ndeshje në kampionat pa humbur.

Golat në këtë takim për Juventusin u shënuan nga Paolo Dybala (6'), Juan Cuadrado (79') dhe Sami Khedira (87'), ndërsa për Milanin shënoi Leonardo Bonucci (20').

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje derbi ishte sulmuesi argjentinas, Dybala, i cili u notua me 9.8.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e kuqezinjve, Gianluigi Donnarumma, i cili u vlerësua me 5.3. /Telegrafi/Juventus:

Milan: