Please enter at least 3 characters.

Juve refuzon Milanin për Moise Kean

2019/02/Moise-Kean-e1551172359706.jpg
268:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - FEBRUARY 10: Moise Kean of Juventus looks on during the Serie A match between US Sassuolo and Juventus at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on February 10, 2019 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi është duke punuar në rinovimin e kontratës me Moise Kean pasi shikojnë te lojtari një të ardhme të ndritur.

Aktualisht 18-vjeçarit i skadon kontrata në vitin 2020, ndërsa së fundmi për lojtarin ka shfaqur interesim serioz Milani.

Por, sipas Corriere di Torino tashmë për Zonja e Vjetër ia ka mbyllur klubit nga Milano derën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të ri, duke iu treguar të gjithëve se ai nuk është në shitje.

(Foto: Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images/Guliver)

Lojtari këtë sezon për Juven ka bërë katër paraqitje, dy si zëvendësues në Serie A (por, ka luajtur vetëm tre minuta), një në Ligën e Kampionëve (12 minuta lojë) dhe një në Kupën e Italisë ku si titullar shënoi edhe gol.

Lojtari në sezonin 2017/18 ishte i huazuar te Hellas Verona ku në 20 ndeshje në të gjitha garat arriti të shënojë katër gola.

Kean ka arritur të paraqitet edhe për ekipin e parë të Përfaqësueses së Italisë, në miqësoren ndaj SHBA-së.

Për atë kanë shfaqur interesim edhe skuadra tjera evropiane, por Juve nuk dëshiron ta shesë as jashtë Italisë. /Telegrafi/