Please enter at least 3 characters.

Juve po shikon për zëvendësuesin e Buffonit

2016/10/buffon-e1475519781128.jpg

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta ka thënë se është i vështirë zëvendësimi i ‘portierit më i mirë në histori’, Gianluigi Buffon, kur ai të del në pension.

Portieri 38-vjeçar ka luajtur për bardhezinjtë që nga nënshkrimi i tij nga Parma në vitin 2001 dhe ndikimi i shkaktuar nga mungesa e tij në të ardhmen për klubin dhe vendin thjesht nuk mund të nënvlerësohet.

“Trashëgimtari për Buffon? Problemi më i madh është për të zëvendësuar portierin më të mirë në historinë e futbollit”, ka thënë Marotta për mediat italiane, transmeton Telegrafi.

“Ne do të përpiqemi që të gjejmë sa më shpejt një zëvendësim në të njëjtin nivel për Buffon”.

“Dëshira e tij, në çdo rast, është që të vazhdojë ende të luaj”, ka përfunduar drejtoi i përgjithshëm i ‘Zonjës së Vjetër’. /Telegrafi/