Juve pas Perottit
25/07/2011
Il Corriere dello Sport raporton se Biankonerët janë në kërkim të një anësori të majtë dhe Perotti është një prej atyre që mund të plotësojë kërkesat e klubit italian.
Perotti ka kontratë me Sevillas deri në verën e vitit 2015, por Juve shpreson se me 10 milionë euro do të mund të sjellë lojtarin në Torino.
Juventusi më herët u lidh me një transferim të yllit të Luonit, Michel Bastos, por transferimi i brazilianit ka ngecur, që ka bërë që klubi të kthejë shikimin kah Perotti. /Telegrafi/


