Juve nuk bën tjetër ofertë për Hamsik
06/09/2015
Gjatë këtij afati kalimtar Napoli kishte refuzuar ofertën 25 milionë euro të “Zonjës së Vjetër”, për mesfushorin sllovak.
“Nuk besoj se bisedimet do të rikthehen në janar për Hamsikun, pasi ne transferuam Hernanesin, i cili është një lojtar i madh. Gjithmonë mundohemi të transferojmë lojtarët më të mirë që janë në market, nuk mund t’i arrijmë të gjitha synimet, por kemi një ekip të madh që vitin e kaluar fituan gjithçka përveç Ligës së Kampionëve”, ka thënë Marotta, raporton Goal.com.
Juventusi në këtë afat kalimtar ka dështuar të transferojë lojtarë mjaft të mirë, si Draxlerin dhe Oscarin. /Telegrafi/


