Juve, i sigurt
13/09/2014
Stephan Lichtsteiner vazhdoi me angazhimin e tij nga e djathta, dërgoi një top në zonë, Kone ishte në gjumë dhe Carlos Tevez e mposhti portierin Karnezis (8’).
Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Bianconerëve, të cilët nuk ishin në formën më të mirë të lojës së tyre.
Në pjesën e dytë, Zonja e Vjetër nuk e kishte të vështirë që ta menaxhonte lojën dhe arriti të realizojë edhe golin e dytë.
Tevez ishte përsëri i përfshirë. Sulmuesi argjentinas asistoi te Claudio Marchisio dhe mesfushori italian e la të pashpresë portierin mysafir (75’).
Pas dy javësh, Juventusi kryeson kampionatin italian me pikë të barabarta me Romën. /Telegrafi/


