Please enter at least 3 characters.

Jurisprudenca dhe sistemi i drejtësisë në Kosovë

2016/01/f.0405173716576_m.gif

Në këtë ceremoni, në të cilën morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, Udhëheqësi i Divizionit Ekzekutiv në EULEX, Mats Mettsson, krerët e institucioneve të drejtësisë, si dhe mysafirë tjerë, u tha se provimi i jurisprudencës është shumë i rëndësishëm për sistemin juridik të Kosovës.

Me këtë rast, Kuçi tha se kandidatët që kanë kaluar provimin e jurisprudencës do të kenë më shumë peshë dhe përgjegjësi, pasi në një të ardhme të afërm do të mund të jenë udhëheqës të strukturave të drejtësisë.

Ambasadorja Jakobson tha se kandidatët që kanë kaluar provimin e jurisprudencës marrin përgjegjësi shtesë ndaj shoqërisë, pasi që do të përfaqësojnë shoqërinë në rolin e gjyqtarit apo prokurorit. Sipas saj, kandidatët do të kontribuojnë në respektimin e kushtetutës e të ligjeve, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit.

Udhëheqësi i Divizionit Ekzekutiv në EULEX, Mats Mettsson, theksoi rëndësinë e punës së këtyre kandidatëve në të ardhmen për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Për rëndësinë e provimit të Jurisprudencës, si hap i parë për inkuadrim në sistemin e drejtësisë folën edhe Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh Kryetar i Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës, Fejzullah Hasani, Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, dhe Kryeprokurori Ismet Kabashi. Sipas tyre, dhënia e provimit të jurisprudencës ofron kandidatët një hap me afër inkuadrimit në sistemin gjyqësor të Kosovës. /Telegrafi/