Jung refuzon kërkesën për angazhim më të fortë në Afganistan
08/08/2009
Jung i tha gazetës "Bild am Sonntag", se nuk ka arsye për të vënë në dispozicion edhe më shumë para ose trupa.
Gjermania, sipas tij, e ka shtuar tashmë kontingjentin e saj në 4.500 ushtarë për misione në tokë si dhe 300 të tjerë për vrojtimet nga ajri me avionë AWACS.
Përveç kësaj Gjermania ka kontribuar në rindërtimin civil të vendit shumë më tepër sesa shumë partnerë të tjerë të saj në NATO, tha ai.
Jung llogarit me një mision afatgjatë në Afganistan. Ai tha, se vendi do të jetë stabilizuar përfundimisht vetëm pas pesë deri dhjetë vjetësh. /DW/


