Juanfran: La Ligan do ta fitojë më i miri
10/05/2014
Los Blancos e patën shansin që ta merrnin fatin e titullit në duart e tyre, mirëpo barazuan në dy ndeshje radhazi duke bërë që titulli i Spanjës të vendoset ndërmjet Rojiblancos dhe Blaugranëve.
“Urrej pse njerëzit mendojnë ashtu. Nëse Reali nuk e fiton ligën, por këtë e bën Atletico ose Barca, do të jetë për faktin se këto skuadra kanë qenë më të mira”.
“Madridi do të përpiqet deri në fund, sepse kanë lojtarët dhe stafin për ta bërë këtë. Përndryshe do të jetë një jomeritë e Madridit dhe meritë e Barcës ose Atleticos”.
“Nëse ne e fitojmë ligën, do ta bëjmë për faktin se kemi qenë më të mirët këtë vit”, ka deklaruar 29-vjeçari. /Telegrafi/


