Jones nderohet sërish
23/04/2009
Jones do të marrë një çmim special në këtë ceremoni, një mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në muzikë. Veterani do të marrë çmimin Howie Richmond Hitmaker në këtë ngjarje që do të organizohet në New York më 18 qershor.
Bordi ka thënë se ka zgjedhur krijuesin e hitit “Delilah” për shkak të suksesit të tij të madh gjatë një periudhe që zgjati pesë dekada.
Fitues të mëhershëm të këtij çmimi janë edhe legjenda Diana Ross, ylli i muzikës r&b Whitney Houston dhe legjenda e muzikës latine Gloria Estefan.


