Please enter at least 3 characters.

Jolie: Pitt më bëri të mbetem shtatzënë

2016/01/f.0210132533327_m.jpg

Aktorja, lidhja e të cilës me Pitt raportohet se është në prag të shkatërrimit, ka thënë për edicionin australian të revistës “Marie Claire” se takimi me Brad në vitin 2005, e kishte bërë atë të përjetojë të jetë nënë biologjike.

“Kur e kam takuar atë... nuk doja të mbetesha shtatzënë. Gjithmonë kam dashur të adoptoj, por kurrë nuk e kam pasur atë dëshirën për të qenë nënë biologjike. Kam dashur t’i rrit fëmijët e mi në mënyrë korrekte dhe t’i ndihmoj ata të kuptojnë pabarazinë që ekziston në botë”, ka thënë aktorja.

Jolie rrit gjashtë fëmijë me Pitt, tre të adoptuar (Maddox, 8, Pax, 6, dhe Zahara, 5-vjeçare) dhe tre fëmijë biologjik (Shiloh, 3, dhe binjakët Vivienne dhe Knox, 18 muajsh)./Telegrafi/