Please enter at least 3 characters.

Johnny Depp shtyen procesin gjyqësor ndaj Amber Heard, pasi i duhet të filmojë "Fantastic Beasts 3"

2020/09/GettyImages-1261317486-e1598956799900.jpg
385:"LONDON, ENGLAND - JULY 28: Johnny Depp arrives at the Royal Courts of Justice, the Strand on July 28, 2020 in London, England. The Hollywood actor is suing News Group Newspapers (NGN) and the Sun's executive editor, Dan Wootton, over an article published in 2018 that referred to him as a "wife beater" during his marriage to actor Amber Heard. (Photo by Stuart C. Wilson/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori i njohur, Johnny Depp, që një kohë të gjatë është duke u përballur me akuza nga ish-gruaja e tij, Amber Heard.

Së fundmi është raportuar se ai ka paraqitur një kërkesë për të shtyre gjyqin, kështu që ai të mund të filmojë filmin “Fantastic Beasts 3”, shkruan Daily Mail.

57-vjeçari paraqiti dokumentet në gjykatën Fairfac Country, Virginia më 21 gusht, duke kërkuar mbajtjen e seancës në vitin 2021.

Johnny Depp (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Gjykata kishte caktuar gjyqin të fillonte nga 11 janar 2021 deri më 28 janar 2021, megjithëse Warner Bros, kohët e fundit zbuloi se ata planifikojnë të fillojnë xhirimet e “Fantastic Beasts 3”.

Xhirimet ishin vonuar nga pandemia COVID-19, por tani që kushtet po përmirësohen, Bros ka planifikuar vazhdimin e xhirimeve në fillim të tetorit.

(Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Depp e ka me patjetër të merr pjesë në film, pasi kështu do të mund të shkelte kontratën, nëse nuk vazhdon punën e planifikuar.

Ani pse ende nuk është marrë një vendim konkret, për Heard thuhet se nuk do të "vuante asnjë vendim të padrejtë" nga gjyqi nëse shtyhet deri më vonë në vitin 2021. /Telegrafi/