John Tunheim: Ja çka është grupi parlamentar!
“Qëllimi ynë ka qenë që të krijohet një kushtetutë funksionale, e cila do të krijojë një qeverisje funksionale”, ka thënë ai.
Sipas tij, presidenti ka autoritet të konsiderueshëm që ta mandatojë një kandidat për formimin e qeverisë, i cili e ka shumicën parlamentare.
“Kosova është sistem parlamentar dhe kësisoj pa e pasur shumicën parlamentare s’mund ta formosh qeverinë”, tha ai.
Gjyqtari amerikan e ka thënë shumë qartë edhe atë se çka është grupi më i madh parlamentar.
“Grupi parlamentar është grupi që punon bashkë në Parlament. Nuk u referohet partive politike. Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e përkufizoi ndryshe”, tha ai.
Sipas tij, partia apo koalicioni që ka fituar më së shumti vota në zgjedhje e ka të drejtën që ta formojë qeverinë. Mirëpo, ajo s’mund ta bëjë atë nëse nuk e ka shumicën parlamentare.


