Please enter at least 3 characters.

John Legend largon nga froni Pharrell Williams

2016/01/john-legend-largon-nga-froni-pharrell-williams_hd.jpg

Edhe pse “All of Me” është shndërruar në hit ndërkombëtar dhe sinonim i jetës së shumë çifteve, ishte simboli i lumturisë, “Happy” nga producenti Pharrell ai që okupoi me shumë lehtësi për shumë javë pozitën e parë.

Billboard Hot 100 ka konfirmuar se balada fantastike e John Legend ka arritur të dalë në vendin e parë si kënga më e dëgjuar në javën e fundit, teksa “Happy” është zhvendosur në pozitën e dytë.

Bashkëpunimi i Ariana Grandes me Iggy Azalean ka arritur gefasisht të zë pozitën e tretë. Kënga “Problem” vjen nga albumi i superyllit seksi, Iggy Azalea. Pos tjerash, “Fancy” nga Iggy është në vendin e katërt, duke zënë dy vende në top pesëshe.

Në top listën e këngëve latine është Enrique Iglesias ai që po mbretëron. Kënga “Bailando” as që ka videoklip, por kjo nuk ka shkaktuar problem që ai të mbledhë 28.5 milionë klikime.