Please enter at least 3 characters.

Jo vetëm Griezmannin, Barcelona synon transferimin edhe të Dolbergut

2019/06/GettyImages-1145895391.jpg
280:"LONDON, ENGLAND - APRIL 29: Kasper Dolberg of Ajax looks on during a training session ahead of their UEFA Champions League Semi Final first leg match against Tottenham Hotspur at Tottenham Hotspur Stadium on April 29, 2019 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona është duke tentuar që ta përforcojë repartin ofensivë gjatë këtij afati kalimtar veror.

Sulmuesi brazilian Malcom pritet të largohet pas një viti qëndrim në Camp Nou pa arritur të lë gjurmë.

Antoine Griezmann është objektivi madhor i katalunasve për repartin ofensivë.

Por Barça nuk do të ndalet vetëm me francezin, pasi synon edhe një sulmues tjetër.

Kasper Dolberg. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Fjala është për talentin danez Kasper Dolberg që ka pasur paraqitje shumë të mira me Ajaxin.

21-vjeçari është bërë prioritet i katalunasve që e shohin si zëvendësues perfekt të Luis Suarezit.

Mediat spanjolle dhe ato holandeze kanë raportuar se Barcelona ka gati një ofertë prej 25 milionë euro për Dolbergun.

Reprezentuesi danez këtë edicion ka realizuar 12 gola e ka bërë gjashtë asistime, derisa ka kontratë me kampionët e Holandës deri në vitin 2022./Telegrafi/