Jessie J lë muzikën!
21/07/2015
Këngëtarja e njohur britanike do të shkëputet nga muzika.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila në skenën e “Somerset House” në Londër tha se do të largohet për një kohë nga industria e muzikës, për të shkruar këngë dhe për të jetuar.
Për të qartësuar edhe më mire atë që tha gjatë koncertit,këngëtarja ka përdorur “Twitter-in”.
“Mbrëmjen e kaluar në skenë kam thënë se dëshiroj dhe kam nevojë për një pushim. Nuk bëhet fjalë momentalisht pasi unë do të punoj deri në muajin janar ose shkurt të vitit të ardhshëm, më pas do shkruaj këngë dhe do jetoj”.
Kujtojmë se Jessie J, vitin e kaluar performoi në Tiranë me rastin e 70 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/


