Jericho publikojnë këngën “e tyre” të re
06/05/2011
Pas paraqitjes së fundit në “Top Fest 7” me këngën “Shakaba”, e cila pati sukses të theksuar, rokerët tash sjellin edhe një këngë tjetër ‘të tyre’.
Edhe kjo, si shumica e këngëve të grupit Jericho, trajton temën për dhimbjet, vuajtjet dhe ngjarjet e ndryshme që i kanë ndodhur Kosovës dhe popullatës së saj, por që shumë shpejt janë harruar.
Videoja është realizuar nga produksioni “Koperativa”. /Telegrafi/


