Please enter at least 3 characters.

Java nis me vranësira dhe intervale me diell

2020/10/dite-vjeshte-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-1-1.jpg

Sot mbi vendin tonë parashihet mot relativisht i ngrohtë, me vranësira të dendura dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale në tërë territorin do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit. /Telegrafi/