Please enter at least 3 characters.

Japonia e fillon me fitore Botërorin, triumfon ndaj Kolumbisë

2018/06/Shinji-Kagawa-1.jpg
264:"SARANSK, RUSSIA - JUNE 19: Yuya Osako of Japan celebrates scoring the 2nd Japan goal to make it 2-1 during the 2018 FIFA World Cup Russia group H match between Colombia and Japan at Mordovia Arena on June 19, 2018 in Saransk, Russia. (Photo by Elsa/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësueses së Kolumbisë nuk i kanë shkuar gjërat ashtu siç ka pritur në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror 'Rusia 2018'.

Kolumbianët kanë humbur me rezultat 1-2 nga Japonia.

Çdo gjë filloi keq për skuadrën e Kolumbisë, në minutën e tretë Carlos Sanchez u përjashtua dhe kështu Shinji Kagawa shënoi nga pika e bardhë në minutën e gjashtë.

(Foto: Getty Images)

Rezultati u barazua nga Juan Quintero në minutën e 39-të të pjesës së parë.

Fitoren japonezëve ia dha Yuya Osako në minutën e 73-të dhe rezultati nuk u ndryshua deri në fund edhe pse rastet nuk munguan.

(Foto: Getty Images)

Ndeshja është në kuadër të Grupit H dhe pas kësaj fitore prinë Japonia me tri pikë, ndeshja tjetër e këtij grupit është ajo ndaj Polonisë dhe Senegalit.

Përballja e ardhshme e Japonisë është ndaj Senegalit. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6m8v5t