Please enter at least 3 characters.

Janeva në takim me Joveskin, diskutojnë për lëndët e PSP-së dhe vendimin e Gjykatës së Lartë

2016/10/Katica-Janeva-foto-kualitet.jpg

Prokurori publik i Maqedonisë Ljubomir Joveski, sot ka mbajtur takim pune me prokuroren speciale Katica Janeva.

Siç njoftojnë nga PSP, në takim është diskutuar për mendimin e Gjykatës së Lartë, e cila dje vendosi që Prokuroria Speciale nuk mund të ngrit akuza dhe të nis hetime të reja pasi i ka kaluar afati prej 18 muajve, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Në takim është shqyrtuar edhe gjendja dhe mundësia për veprim të mëtejshëm me lëndët që i posedon PSP. Në këtë kontekst, Joveski dhe Janeva janë dakorduar që veprimi me këto lëndë do të vazhdojë sipas rregullave ligjore", thuhet në njoftimin e PSP-së.

Ndryshe, pasi dje Gjykata e Lartë vendosi që PSP nuk ka të drejtë të ngrit aktakuza për lëndët që i ka hapur pas skadimit të afatit të saj, në opinion pati reagime ku thuhej se ish-funksionarët do të shpëtojnë nga përgjegjësia për veprat penale që i kanë kryer në të kaluarën./Telegrafi/