Please enter at least 3 characters.

James Rodriguez drejt Ligës Premier, tri skuadra e duan kolumbianin

2019/11/GettyImages-1182103167.jpg
235:"MALLORCA, SPAIN - OCTOBER 19: James Rodriguez of Real Madrid CF warms up before the La Liga match between RCD Mallorca and Real Madrid CF at Iberostar Estadi on October 19, 2019 in Mallorca, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

James Rodriguez është duke kaluar ditët e tij të fundit si futbollist i gjigantit spanjoll Real Madrid.

Mesfushori kolumbian edhe pse qëndroi në Madrid pas rikthimit nga huazimi te Bayerni, nuk është i lumtur me gjendjen e tij në skuadër.

Kësisoj ai ka kërkuar largimin nga Los Blancos dhe ofertat për të nuk janë duke munguar.

Juventus dhe Napoli janë dy skuadrat italiane që e duan me çdo kusht afrimin e kolumbianit.

James Rodriguez. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Por së fundmi mediat spanjolle kanë konfirmuar se për Rodriguez janë në lojë edhe tri skuadra angleze.

Manchester United, Tottenham Hotspur dhe Wolverhampton Wanderers janë tri ekipet angleze që duan të nënshkruajnë me lojtarin.

Gjithsesi Reali synon që të fitojë rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë reprezentuesin e Kolumbisë. /Telegrafi/