Ja sa deputetë do të kenë partitë në Maqedoni (Foto)
18/10/2016
Instituti ''Dimitrija Çupovski'' ka nxjerrë anketën e re për sa i përket deputetëve që do të përfaqësojnë partitë politike në përbërjen e re parlamentare pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj ankete të Institutit ''Dimitrija Çupovski'' OBRM-PDUKM do të ketë 63 deputetë.
LR-PDSH dhe Lëvizja Besa do të jenë në Kuvend ku Ziadin Sela do të përfaqësohet me 1 deputet kurse Bilall Kasami do të ketë dy deputetë.
LSDM do të duhet të ketë 35 deputetë. BDI do të ketë 13 vende të ligjvënësve kurse Menduh Thaçi në Kuvendin e Maqedonisë duhet të përfaqësohet me 6 deputetë.
Kjo anketë është bërë nga Instituti ''Dimitrija Çupovski'' që njihet si e afërt me pushtetin./Telegrafi/


