Ja sa banorë e kanë lëshuar rajonin e Rekës në Maqedoni (Foto)
01/08/2016
Në disa lokacione të rajonit të Rekës, një nga vendet me migracion më të lartë në Maqedoni, janë paraqitur disa tabela, ku përveç drejtimit të rrugës, është shënuar edhe numri i banorëve që kanë migruar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
A1on bën të ditur se këto numra paraqesin shifrën e plotë të të larguarve brenda 20 vitesh për Rostushën, Velebërdon, Bitushën, Trebishtën, Dibrën dhe vendet tjera të kësaj ane.
Vendosja e këtyre tabelave është ndihmuar nga programi i „Civica Mobilita”./Telegrafi/


