Please enter at least 3 characters.

Izet Haxhia: Anton Berisha, miku i Berishës e Bukoshit, solli në Shqipëri atentatorët e Gligorovit

2016/01/izet-haxhia-anton-berisha-miku-i-berish-euml-s-e-bukoshit-solli-n-euml-shqip-euml-ri-atentator-euml-t-e-gligorovit_hd.jpg

Sulmi është kryer me automjet-bombë, kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëvizte nga rezidenca e tij në vendin e punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në një automjet “Citroen” ishin fshehur 20 kilogramë eksplozivë, i cili u aktivizua me telekomandë kur automjeti i Gligorovit ka lëvizur drejt ndërtesës së Kuvendit. Gligorov mbeti i plagosur rëndë në kokë, ndërsa humbi jetën shoferi i tij Aleksandar Spirovski dhe një kalimtar i rastit. Po ashtu u plagos truproja e Gligorovit dhe dy kalimtarë të tjerë.

Kiro Gligorov ka vdekur më 1 janar të vitit 2012 në moshën 94-vjeçare, ndërsa për autorët e atentatit ende debatohet sa herë vjen tetori.

Izet Haxhia thotë se atentatorët i solli miku “kroat” i presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, Sali Berisha, dhe i kryeministrit në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi.

“I ka sjellë Tomë Berisha, një mik personal i Saliut nga Kroacia dhe mik i Bujar Bukoshit”, thotë Haxhia, ish truproje e Berishës. /Gazeta Dita/