Italia fiton ndaj Polonisë në Ligën e Kombeve
Më në fund ka ardhur fitorja e parë për Italinë në Ligën e Kombeve.
Skuadra e Roberto Mancinit fitoi ndaj Polonisë dhe ishte një fitore shumë e merituar.
Pjesa e parë u dominua totalisht nga Italia, të cilët rrezikuan me anë të Jorginhos, Lorenzo Insignes, Giorgio Cheillinit dhe Alessandro Florenzit.
Në pjesën e dytë polakët u zgjuan nga gjumi dhe rrezikuan portën e Gieanluigi Donnarummas me anë të Kamil Grosickit dhe Arkadiusz Milik.
Goli i fitores erdhi në minutat shtesë të ndeshjes, autor ishte Cristiano Biraghi.
Pas kësaj fitore Italia renditet e dyta në Grupin 3, Liga A, me katër pikë, kurse Polonia e fundit me një pikë.
Kundërshtari i ardhshëm i Italisë është Portugalia, të cilët mbajnë vendin e parë me gjashtë pikë nga dy ndeshje. /Telegrafi/
https://twitter.com/adriandelmonte/status/1051573511070728192


