Itali, rriten kreditë e këqija
11/02/2014
Ndërkohë banka qendrore italiane tha se kreditë e këqija janë rritur me rreth 25 për qind që nga dhjetori i vitit 2012.
Shuma e këtyre kredive është rritur në më shumë se 212 miliardë dollarë, nga 204 miliardë që ishte.
Të dhënat për aktivitetin ekonomik u publikuan pasi kryeministri italian Enrico Letta hodhi poshtë një raport të gazetës “Financial Times”, që thoshte se Italia ka refuzuar të ngrejë një institucion financiar për asetet me probleme për të ndihmuar ekonominë e vendit. /Telegrafi/


