Please enter at least 3 characters.

Isufi: Lista e prokurorit dezertor Blakaj, e ngjajshme me listën e përgatitur nga UDB-ja e Millosheviqit

2018/09/Ahmet-Isufi-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi ka kritkuar ashpër ish-prokurorin Elez Blakaj, rreth publikimit të listave të "veteranëve të rrejshëm".

Isufi ka thënë se lista e Elez Blakajt i ka ngjasuar më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e Millosheviqit.

" Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut", ka shkruar Isufi në Facebook.

Postimi i plotë:Mbane kokën lartë gjithmonë veteranë të lirisë.Lista e Elez Blakajt, prokurorit dezertor të drejtësisë, më gjasoi më shumë me listën e përgaditur nga UDB-ja e regjimit të Millosheviqit.Shumica e ‘veteranëve manipulues’ e të cilët i njoh kanë qenë edhe në listat e hartuara nga Millosheviqi sepse ishin patriotët dhe luftëtarët më të devotshëm të çlirimit të atdheut.Kur e pashë emrin e Rexhep Maksut Veselit (Fisit) u çudita pse nuk ishte edhe emri im sepse kemi qenë të akuzuar nga Prokuroria e Vranjës, për gjoja krime lufte. E mora vetëm këtë shembull për të treguar se u ndjeva i irituar edhe për të gjithë juve që gjendeni në kë listë .Bashkëluftëtarë e veteranë, ju nuk keni luftuar as për famë as për benificione por, as nuk keni luftuar për një ‘drejtësi’ të padrejtë që fyen dinjitetin tuaj.Ky dezeror dhe ky manipulues i drejtësisë iku nga atdheu dhe la turpin prapa.Lista të tilla kanë bërë dhe bëjnë vetëm ata që nuk kanë guximin qytetarë ti dalin zot profesionit, popullit dhe atdheut të vet.Turpi i mbuloftë të gjithë ata që fyejnë vlerën më të shenjtë të lirisë-UÇK-në. /Telegrafi/