ISIS-i ekzekuton Rehanën, simbolin e rezistencës kurde?
27/10/2014
Vajza me pseudonimin Rehana, u bë e njohur pas publikimit të një fotoje, ku ajo pozonte me dy gishta, në shenjë paqeje, foto e cila u shpërnda me mijëra herë në rrjetin social “Twitter”.
Ajo njihet si simbol i shpresës në qytetin në kufi me Sirinë, pas përhapjes së fotos së saj nga një gazetar, i cili pretendonte se ajo kishte vrarë 100 militantë të ISIS-it.
Tani ka zëra se Rehana që po luftonte për Njësinë e Mbrojtjes së Grave, mund të jetë vrarë, pas shpërndarjes së fotove të në “Twitter”, ku dukeshin luftëtarë të ISIS-it duke mbajtur një kokë femre. Vdekja e saj raportohet nga shumë agjenci lajmesh, por mbetet ende e pakonfirmuar.


