Please enter at least 3 characters.

Ish-ylli i NFL, Reche Caldwell vritet në shtëpinë e tij nga hajnat

2020/06/Reche-Caldwell-2-e1591566892841.jpg
227:"FOXBORO, MA - JULY 27: Wide receiver Reche Caldwell #87 of the New England Patriots reacts to fans during training camp practice on July 27, 2007 at Gillette Stadium in Foxboro, Massachusetts. (Photo by Jim Rogash/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-ylli i NFL, Reche Caldwell, është vrarë me armë zjarri gjatë një vjedhje në shtëpinë e tij në Florida.

Policët kanë thënë se e kanë gjetur 41-vjeçarin të plagosur të shtunën në kopshtin e tij në Tampa. Ata kanë nisur menjëherë t’i ndërmarrin masat e ndihmës së parë – njofton TMZ.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe shërbimet emergjente që e kanë dërguar atë në spitalin më të afërt, ku është shpallur i vdekur.

(Foto: Joe Murphy/NFLPhotoLibrary/Guliver)

Autoritetet besojnë se shtëpia e Caldwell ishte shënjestruar nga hajnat, të cilët e kanë sulmuar kur kanë hyrë në rezidencën e tij.

Sipas njoftimeve, ai ishte përgatitur që të dilte me të dashurën kur një grup personash e kanë sulmuar, pasi është kthyer për ta marrë xhaketën.

(Foto: Getty Images/Guliver)

Lajmin për vdekjen e Caldwell e ka konfirmuar nëna e tij, ndërsa TMZ ka bërë të ditur se plumbat e kanë kapur në gjoks dhe plagët ishin aq të rënda saqë ka vdekur rrugës për në spital.

Polica nuk ka njoftuar ende nëse ka bërë arrestime lidhur me rastin, por ka kërkuar ndihmë publike nga kushdo që ka informacion për vrasjen e tij. /Telegrafi/