Ish-Spice Girl, Mel C bëhet nënë
25/02/2009
Mel C lindi vajzën, Scarlett, gjatë të dielës në një klinikë në Londër dhe foshnja thuhet se gëzon shëndet të plotë.
Këngëtarja, e cila do të martohet gjatë verës me të dashurin e saj Thomas Starr, ishte e vetmja anëtare e grupit, që nuk e kishte provuar ndjesinë e të qenit prind.


