Ish-mesfushori i Cityt refuzon Rooneyn për të ndërruar fanellat (Video)
07/01/2017
Manchester Unitedi fitoi në FA Cup me rezultat 4-0 ndaj Readingit.Në këtë takim Wayne Rooney shënoi një gol dhe asistoi një herë dhe kështu barazoi rekordin e Sir Bobby Charlton me 249 gola për Djajtë e Kuq në të gjitha garat.
Shumica e lojtarëve dëshirojnë të ndërrojnë fanellat me kapitenin e Man Utd, por jo edhe George Evans.
E gjitha kjo pasi mesfushori anglez në të kaluarën ishte pjesë e Manchester Cityt dhe rivaliteti i madh mes skuadrave të Mancesterit bëri që ai të refuzon fanellën historike të Rooneyt.
Më poshtë keni reagimin e të dy lojtarëve. /Telegrafi/


