Please enter at least 3 characters.

Ish-këshilltari i Mustafës e quan 'trillim medial' takimin LVV-LDK në Prapashticë

2018/10/kurti-mustafa.jpg

Avokati Besnik Berisha, i cili në kohën e Qeverisë “Mustafa” ishte këshilltar i kryeministrit, ka demantuar lajmet se mbrëmjen e së premtes ka pasur takim mes zyrtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje në shtëpinë e Isa Mustafës në Prapashticë.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “sa lehtë i besojmë lajmet ‘ekskluzive’ në këtë vendin tonë, ani pse shumë nga këto janë veç hamendesime, madje nganjëherë edhe trillime”.

Postimi i plotë i avokatit Berisha:"Per ata qe kane besuar,Sa lehte i besojme lajmet "ekskluzive" ne kete vendin tone, anipse shume nga keto jane vec hamendesime, madje nganjehere edhe trillime.I tille eshte edhe ai per takimin ne te ashtuquajturin "Ranch", ne mes te VV-se dhe LDK-se"(sic.), ka shkruar Berisha, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, mediat të shtunën kanë raportuar se të premten në shtëpinë e kryetarit të LDK-së në Prapashticë të Prishtinës janë takuar Isa Mustafa e Albin Kurti, ku sipas mediave ka pasur edhe përafrim qëndrimesh për koalicionin qeverisës. /Telegrafi/