Ish-kampioni Fernando Alonso mund të rikthehet në Formula 1
237:"MONZA, ITALY - SEPTEMBER 06: Fernando Alonso of Spain and McLaren F1 looks on in the garage during practice for the F1 Grand Prix of Italy at Autodromo di Monza on September 06, 2019 in Monza, Italy. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)
(Foto: Ker Robertson/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
07/07/2020
Fernando Alonso mund të bëjë një rikthim sensacional në Formula 1. Shefi i Renaultit, Cyril Abiteboul, i ka thënë stafit të tij se është duke u angazhuar që piloti spanjoll të jetë në këtë skuderi në vitin 2021.
Shumë nga stafi i kompanisë franceze kanë punuar me pilotin në të kaluarën, ndërsa ai pritet të jetë partner i Esteban Ocon.
Alonso e ka drejtuar Renaultin në gjashtë sezone, gjatë viteve 2003-2009 duke e fituar dy herë titullin (2005 dhe 2006).
38-vjeçari është jashtë kampionatit automobilistik qëkur u largua nga McLareni në fund të vitit 2018, mirëpo asnjëherë nuk e ka mohuar një rikthim të mundshëm.
Ocon, i cili mund të jetë partner i spanjollit, ka thënë se e mirëpret rikthimin e tij. /Telegrafi/


