Please enter at least 3 characters.

Ischinger: Gjermania ta ndihmojë shpejt Kosovën në luftimin e coronavirusit, nuk duhet t’i lihet gjithçka SHBA-së

2016/01/ishinger-ka-ide-por-jo-d-euml-shir-euml-p-euml-r-t-euml-zgjidhur-kontestin-e-emrit_hd.jpg

Pavarësisht që Gjermania sikurse edhe vendet e tjera po përballet me luftimin e pandemisë së coronavirusit, diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka kërkuar që Berlini ta ndihmojë Kosovën në përballje me këtë betejë.

Ischinger këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ia ka bashkangjitur postimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt rreth video-konferencës që kishte me kryeministrin Albin Kurti dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.

“Çfarë ndihme konkrete do t’i ofrojë Berlini Kosovës për krizën e coronavirusit? Ata që ndihmojnë shpejt ndihmojnë dy herë- dhe ne nuk duhet t’ia lëmë krejtësisht SHBA-së këtë fushë”, ka shkruar Ischinger. /Telegrafi/